Paraditja e sotme ka rezervuar dy sfida shumë interesante të Superiores së moshave. Në fushën sportive “Reshit Rusi”, Vllaznia U-17 dhe U-19 janë përballur me dy ekipet e moshave të Tiranës.

Megjithatë, për t’u theksuar është se të dy sfidat në fjalë të ditës së sotme Vllaznia-Tirana, për të dy grupmoshat, i kanë ndjekur prej së afërmi edhe dy presidentët e klubeve, Alban Xhaferi dhe Refik Halili.

Kështu që të dy, siç duket, kanë vendosur t’i kushtojnë vëmendje të madhe futbollit të moshave.Në ndeshjen e U-17, Vllaznia arriti të fitojë 3-2 ndaj Tiranës, ndërsa U-19 u mund thellë 0-4 nga ekipi bardheblu.

Po ashtu, përveç dyshës së presidentëve Xhaferi-Halili dhe stafit të tyre, këto ndeshje janë ndjekur nga një numër i madh tifozësh, po të kemi parasysh sa i paktë është interesi për moshat në Shqipëri.
Maringlen ZHIVANI