Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do ketë një transfertë shumë delikate ditën e sotme. Ku në kuadër të javës së 33-të të kampionatit udhëton drejt Ballshit për tu përballur me vendasit e Bylis. Një duel që vlen shumë për mallakastriotët që luftojnë për mbijetesën. E në krahun tjetër shkodranët që kërkojnë një renditje sa më të lartë në tabelë.

Për duelin me kuqeblutë, trajneri i Bylis, Gentian Mezani duket se ka hartuar edhe formacionin titullar. Kështu vlonjati do e nisë nga porta me brazilianin Batista. Në mbrojtje për mallakastriotët pritet të rreshtohen emra si: Ilieski dhe Bruno në qendër. E në të djathtë Peralta e ndërsa kompleton repartin e prapavijës në të majtë Përgjoni.

Në repartin e mesfushës Mezani pritet të hedhë nga minuta e parë në fushë Kane, me senegalezin që pritet të ketë përkrah edhe Ruçin e Ofori. Në sulm pritet të kthehet si titullar Gjata, që do ketë nga krahët mbështetjen e Da Silvas dhe Mustafa.

Një formacion që zyrtarisht do mësohet para nisjes së sfidës në orën 15:00, që do luhet në “Adush Muça” të Ballshit.