Dy ekipe Tirana, të dyja fitojnë në ndeshjet e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë të Grupit A në basketboll për femra dhe të dyja po dominojnë kampionatin për momentin.

Por e vetme në krye të klasifikimit është Sh.K.B.Tirana, e cila sot korri suksesin e tretë në po kaq takime të luajtura dhe udhëheq e vetme renditjen me 6 pikë të plota.

Kryeqytetaset mundën 77-62 Vllazninë, një ndeshje që vuri përballë dy skuadra që nuk kishin asnjë humbje deri dje, por në fund të takimit festuan vetëm lojtarët e Tiranës, që ishin më superiore në fushë.

Takimi u kontrollua nga basketbollistet e Sh.K.B.Tiranës gjatë gjithë kohës, që u shkëputën gradualisht dhe thelluan shifrat me kalimin e kohës, duke e merituar fitoren.

Megjithate duhet thene se vajzat e Vllaznise te drejtuara nga Bledar Gjeçaj kane bere nje paraqitje te pelqyeshme dhe ky eshte nje tregues se ato do te bejne mire edhe ne te ardhmen.