Ne 7 jave kampionat Vllaznia ka arritur te grumbulloje vetem 9 pike. Shume pak per nje ekip qe pretendon te jete ne mes me te mira te kampionatit. Per ish- futbollistin por edhe ish- trajnerin e kesaj skuadre Kujtim Shaba, mungesat mund te kene ndikuar ne loje dhe rezultate, por ato nuk duhet te sherbejne si alibi per te justifikuar lojen e dobet te skuadres.
“Nuk jam i kenaqur me ate qe ka dhene Vllaznia deri tani ne kampionat. Ekipi ka treguar se ka shume oshilacione dhe kjo eshte pasqyruar ne rezultate. Mendoj se duhet te ishte bere me shume ne keto 7 jave.
Duke u ndalur tek ndeshja e fundit me Dinamon, ajo qe me zhgenjeu me shume ishte loja qe zhvilloi ekipi. Patem mundesi ta fitonim ndeshjen, por edhe kundershtari mund ta kishte bere nje gje te tille. Ishte zhgenjim i madh ajo paraqitje qe bene lojtaret sepse kane qene larg pritshmrive.
Vertete skuadra kishte mungesa, por mund te kene ndikim vetem ato te Hakajt, Smajlit dhe Qarrit, por pjesa tjeter e lojtareve te demtuar jane rezerve. Nuk duhet permendur si alibi nga stafi numri i mungesave sepse shume prej atyre jane marre per rezerve dhe jo si titullare.Ekipi nuk po prodhon loje dhe fitorja nuk mund te vije rastesisht”- eshte shprehur fillimisht Shaba.
Nderkohe java e tete e kamoionatit ka dhuruar sfiden klasike Vllaznia- Tirana e cila do te luhet ne Kukes. Ne lidhje me kete takim, ish- administratori i Vllaznise eshte shpreur: “Humbja ndaj Laçit e motivon edhe me shume Tiranen, megjithate ne duhet te besojme tek keto djem se ata do te dine te reflektojne sidomos ne nje ndeshje te tille.
Ky eshte nje moment i veshtire me 4 ndeshje jashte Shkodres dhe nese nuk arrihen rezultatet e duhura, e shoh Vllaznine ne zonen e rrezikut. Prandaj drejtuesit teknike dhe i gjithe stafi bashke me lojtaret duhet te tregojne nje fytyre tjeter ne loje duke filluar nga ndeshja me Tiranen nese nuk duan ta shikojne ekipin duke notuar ne ujera te turbullta”./SHKODRA-SPORT.COM/