Ish- futbollisti i Vllaznise, por edhe ish- administratori i saj Kujtim Shaba, ne emisionin “Sport show” ka bere nje analize te ecurise se kuqebluve ne kete sezon dhe e ka vleresuar si shume pozitive ate. Nga ana tjeter, ai eshte ndalur edhe tek elementet e ketij ekipi duke veçuar tre prej tyre, por sidomos Mevlan Adili, te cilin ka patur deshire ta konsideroje liderin e vertete te skuadre.

“Shoh qe pas humbjes me Kukesin, ka jo pak kritika ne ambjentin sportiv ne Shkoder. Diçka jo e mire kjo sepse Vllaznia eshte serish ne vend te pare dhe ajo duhet mbeshtetur. Lojtaret kane nevoje per mbeshtetje sepse siç humben kete here, do te fitojne heret e tjera.

Ne futboll jane tre rezultatet dhe prandaj duhet te shohin perpara sepse kampionati sapo ka filluar. Duhet te grumbulloje sa me shume pike tani sepse nese je pastaj ne 3-4 vendet e para, te merr rrjedha dhe mund te shkosh ne Kupat e Europes.

kemi te bejme me nje Vllazni e cila mund te fitoje jo vetem brenda por edhe jashte Shkodre. Dua te veçoj tre lojtare qe po mbajne barren e ekipit, Adili, Gurishta dhe Da Silva. Por ne fakt ajo qe po me ben pershtypje tek Vllaznia eshte Adili, nje lider i vertete dhe siç dihet, lider lind, nuk behesh.

Konstatoj se kur ka diçka me arbitrin, Gurishta nuk e ben siç duhet detyren e tij dhe i vetmi qe reagon eshte Adili. Eshte ndryshe kur shkon me shiritin e kapitenit per te protestuar tek arbitri se ka me shume vlere”./SHKODRA-SPORT.COM/