Kampionati i Kategorise Superiore ka hyre tashme ne gjysmen e dyte te tij dhe bashke me te, shtohet edhe ankthi i percaktimit te verdikteve si per titullin kampion, ashtu edhe per Kupat e Europes dhe skuadrat qe do te bien nga kategoria.

Bashke me ecurine e ndeshjeve kane filluar te dalin ne skene edhe problemet e sjelljes se ekipeve dhe futbollisteve ne fushen e lojes, siç dhe ndodhi ne takimin Bylis- Laçi, e po ashtu mund te thuhet se kane filluar edhe aleancat ne mes ekipeve.

Ka qene ish- futbollisti dhe ish- drejtuesi i Vllaznise Kujtim Shaba i cili ka qene i ftuar sonte ne “Sport Arena” ne TV Rozafa dhe duke folur ne lidhje me keto çeshtje te nxehta, eshte shprehur:

“Akte te tilla si ai ne ndeshjen Bylis- Laçi te marrin vemendjen e duhur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo te jape denimet e duhura per te gjithe shkaktaret e saj, sepse nese nderhyn tani me masat e duhura, do te jete e veshtire per t’i ndalur ne vijim.

Nderkohe ajo qe me ben pershtypje eshte se ne keto ndeshjet e fundit shoh se kane filluar mesa duket kompromiset ne mes skuadrave te ndryshme. Nuk ka si te jete ndryshe kur nje jave me pare Kastrioti fitoi ndaj nje Kukesi qe nuk beri asgje per te fituar, ndersa nje jave me pas ndodh e kunderta.

Kukesi tjetersohet dhe fiton me Tiranen, ndersa Kastrioti eshte hija e vetvetes ne ndeshjen ndaj Partizanit, ku nuk ben asgje per te fituar. Ne nje ndeshje ku nuk ka asnje karton te verdhe, kur dihet egersia me te cilen luan skuadra krutane.

Desha t’i them keto gjera, per t’i treguar Vllaznise se kampionati tashme ka filluar per te dhe duhet t’i ruhet te gjithe ketyre faktoreve qe ne fakt nuk jane ne anen e saj. Duhet te vazhdoje te luaje fort, te sakrifikoje shume, per ta ruajtur vendin e pare deri ne fund”.