Shah/ Veleçiku, mund kundërshtarët nga Uellsi
Në ndeshjet e rradhës të Kupës së Europës në shah ku është duke marrë pjesë edhe ekipi kampion i Shqipërisë, Veleçiku i Koplikut, ky ekip dje ka arritur një fitore me shumë vlera. Ai ka fituar ndaj kundërshtarëve nga Uellsi të ekipit Nidium Chess Club teksa ka arritur tre fitore në tavolina të ndryshme me Pacin, Guxhon dhe Zekajn ndërkohë që Shabanaj dhe Duli kanë arritur barazime. Pas ndeshjeve të këtij turi, Veleçiku ka arritur të grumbullojë 14.5 pikë duke bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë. Kupa e Europës mbaron sot dhe koplikasit do kthehen në Shqipëri pas një pjesmarrje që gjithsesi duhet evidentuar si sukses për sportin e Malësisë së Madhe. Pjesmarrja në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, siç dihet është mundësuar nga kryebashkiaku koplikas Ramadan Likaj.