Pas suksesit te Franc Ashikut ne garat e kampionatit kombetar individual ku zuri vendin e pare dhe u shpall kampion kombetar, Vllaznia ne shah ka bere nje tjeter arritje.

Ne garat e kampionatit kombetar ekipor ajo eshte renditur e treta duke u klasikuar kesisoj ne podiumin e kampionatit dhe duke u vleresuar si nje nga ekipet me te mira te tij.

Ky kampionat eshte zhvilluar ne Tirane ne datat 14-20 tetor dhe ne te kane marre pjese 11 ekipet me te mira te vendit dhe ndeshjet jane zhvilluar me sistem zvicerian me 7 ture.

Ekipi shkodran ka qene i perbere nga lojtaret: Franc Ashiku, Gezim Noka, Evis Tavasja, Zeqir Sula, Erjon Arusha, Bernard Leka. Kampion nderkohe u shpall Tirana ndersa ne vend te dyte eshte renditur Butrinti.