Ekipi i Vllaznisë në shah vazhdon paraqitjen e mirë në kampionatin kombëtar edhe pas ditës së katërt. Në këtë ditë, ai ka mundur ekipin e Lushnjës me rezultatin e pastër 4-0. Pas këtij turi, shkodranët kanë arritur të grumbullojnë 10 pikë duke qenë kështu edhe pas këtij turi në vendin e dytë në renditje teksa udhëheq Teuta e Durrësit me 2 pikë më shumë.Shahistët që përfaqësojnë Vllazninë në këtë kampionat janë këto. Në tavolinën e parë është Franc Ashiku, në të dytën Vangjel Adhami, në të tretën Elvis Tavasja, në të katërtën Gëzim Noka ndërsa rezërvë janë Muhamet Gradeci që ka edhe detyrën e trajnerit dhe Bernard Leka. Dita e shtunë do jetë vendimtarja pasi do jetë ballafaqimi direkt me ekipin e Teutës. Sigurisht që  duhet fitorja madje me dy pikë më tepër për t’u barazuar me durrsakët për të shpresuar pastaj tek mbledhja e pikëve të vogla që do të shpallin ekipin kampion. Sipas njërit prej pjestarëve të këtij ekipi, Bernard Lekës, paraqitja e deritanishme ka qenë shumë e mirë dhe do të shpresohet deri në fund për titullin kampion.
www.shkodrasport.com