Shahistët e Vllaznisë kanë zhvilluar një turne miqësor në Ulqin ditën e djeshme ku janë ndeshur me shahistët e këtij qyteti. Një aktivitet I tillë është organizuar në kuadrin e bashkëpunimit në mes sportistëve të dy qyteteve I cili ka qenë I vazhdueshëm. Në përbërje të ekipit shkodran kanë qenë shahistët e njohur Muhamet Gradeci, Bernard Leka, Paç Ashiku, Dedë Gavoçi, Edmond Hoxha, Gëzim Ndoka, Arben Çuliqi dhe Elvis Tavjasa.
Në ballafaqimet mes shahistëve të dy ekipeve, ka patur jo pak rivalitet e kjo është treguar edhe në rezultatin përfundimtar të këtij takimi që ka qenë I barabartë, 3.5 me 3.5. Pjestarët e ekipit të Vllaznisë, në prononcimet e tyre janë shprehur të kënaqur me një bashkëpunim të tillë me kolegët e tyre të Ulqinit. Natyrisht që fitorja apo humbja e këtij takimi nuk ka qenë shumë e rëndësishme, pavarësisht egos për të fituar sepse edhe shahistët e ekipit të shqiptarëve të Malit të Zi, kanë treguar jo pak vlera në paraqitjen e tyre. Në ditët e ardhshme pritet që shahistët ulqinakë t’u kthejnë vizitën në Shkodër homologëve të tyre dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kuptohet që të tilla aktivitete duhet që të jenë të shpeshta sepse ndihmojnë jo vetëm në rritjen e miqësisë por edhe të cilësisë sportive sepse ballafaqime të tilla kanë vlera të mëdha në vetvete.
Gjergj KOLA