Shahisti shkodran Franc Ashiku nuk ia ka dale te shpallet kampion i Shqiperise per vitin 2022. Ne perfundim te kampionatit qe u zhvillua per disa dite me rradhe ne Tirane, ai eshte renditur i treti.

Kampion i vendit per kete vit eshte shpallur sportisti i Tiranes Llambi Pasku ndersa ne vend te dyte eshte renditur Zino Veleshnja dhe podiumin e ka plotesuar pikerisht Ashiku.

Ai nuk ka zhvilluar nje kampionat perfekt, megjithate vijon te mbetet nje konkurrent i forte ne çdo aktivitet ku merr pjese prej disa vitesh.

Kujtojme qe shahisti shkodran eshte tre here kampion i Shqiperise, tituj keto qe i ka fituar ne vitet 2015, 2019 dhe 2020 duke qene kesisoj nje nga sportistet me te mire te gjithe ketyre viteve te fundit.

Per femra nderkohe kampione eshte shpallur Klean Shuqja po e SK Tiranes, në vendin e dytë ishte shahistja e Teutës, Kler Çaku dhe në vendin e tretë shahistja e Butrintit, Eklea Omeri.

Ky kampionat ishte përzgjedhës dhe për ekipin kombëtar të të rriturve dhe të rriturave, që më 27 korrik – 11 gusht në Indi do të marrë pjesë në Olimpiadën Botërore dhe pjesemarres ne te do te jete padyshim edhe shahisti i Vllaznise Franc Ashiku./SHKODRA-SPORT.COM/