Dritan Shakohoxha do sfidojë Armand Dukën për kreun e FSHF-së, kjo të paktën u tha në emisionin Zonë e Lirë të gazetarit Arjan Çani. Të ftuar në panel ishin edhe Sulejman Starova dhe Gerti Çarçani.

Për Starovën është enigmë futja e tij në garë, teksa drejtori i Teutës tregon se qeshi kur e mësoi diçka të tillë. Gazetari Çarçani tha se Shako ka shanse për t’u zgjedhur në krye të FSHF aq sa ka ai mundësi t’i marrë emisionin Çanit.

“E kap dot Shakohoxha vendin e Armand Dukës (qesh)? Njerëzit e kanë mendjen e mbushur. E kam shok Shakohoxhën, enigma është se përse u fut. Nuk e kam pyetur se përse hyri. Nuk e besova shumë në fillim, mendova se ishte shaka dhe insistova që ishte shaka”, tha Starova.

Kjo do te thote se askush nuk beson se komentatori i njohur mund t’i marre vendin presidentit aktual te FSHF-se. Para tij e kane provuar edhe shume figura te tjera te njohura, por me kot.