Në këto momente pritet të hidhet shorti për Kampionatin Evropian 2020 në Bukuresht të Rumanisë, ku aty prezent do të jetë edhe Kosova, shkruan Zëri.info.
përfaqësuesja jonë është pjesë e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve dhe ka gjasa të mira të kualifikohet për këtë arsye është futur në short.
Gazetari i njohur, Dritan Shakohoxha në një deklaratë për Supersport ka thënë se të gjithë shqiptarët sot janë përqendruar te Shorti pavarësisht se një ditë më parë përjetuan një tragjedi të madhe.
“Tërmeti e rrëzoi kombin shqiptar për një ditë dhe ne ngadalë po ngritemi. Një nga motivet për t’u ngritur është ky moment kur do të hidhet shorti për Euro 2020 e ku aty është edhe Kosova me shpresë që Kosova do të jetë atje”, ka thënë Shakohoxha duke shtuar.
“Kosova nuk ishte më e mira e Grupit A jo me rezultate por ishte më e bukura e Grupit. Kishte skuadrën më të re dhe shpresoj se ajo do të kurorëzohet me kualifikim”, ka thënë Shakohoxha./