Ka luajtur me shume skuadra ne kampionatin shqiptar dhe e njeh mire çdo gje qe ka te beje me te. Ylli Shameti gjirokastriti qe eshte nip Shkodre, eshte ndalur te analizoje startin e kampionatit te Vllaznise.

Per te, dy fitoret ne ndeshjet e para, kane nje vlere te madhe sepse ne fund te fundit jane marre piket maksimale, por per te, kuqeblute do te tregojne vlerat e verteta ne sfiden e rradhes ndaj Tiranes.

“Dikush i konsideron te lehta dy ndeshjet e para qe ka patur Vllaznia, por shorti është short. Vllaznisë i ra në këto dy javë të ndeshet me dy skuadra si Apolonia dhe Skënderbeu që nuk mund të konsiderohen ndër më të mirat e kampionatit.

Apolonia vjen nga kategoria e parë dhe do të jetë sërish në zonën e luftës për mbijetesë, ndërsa Skënderbeu është me atë problematikën e dënimit që e ndjek hap pas hapi.

Vllaznia bëri detyrën ndaj këtyre kundërshtarëve dhe të mos harrojmë se tre pikë vlen fitorja si me Apoloninë, ashtu edhe me Kukësin, Tiranën dhe çdo ekip tjetër.

Megjithatë forcën e vërtetë të skuadrës shkodrane do ta shohim ndaj Tiranës. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe pas saj do të shohim edhe drejtimet që do të marrë secila skuadër.

Do të shohim nëse Tirana bëri vërtetë një hap falls me Teutën apo do të jetë ajo Vllazni që i ka fituar dy ndeshjet e para dhe do të jetë kompetitive gjatë gjithë kampionatit. Mendoj se do të jetë një test i fortë për të dyja skuadrat”- ka thënë Shameti./SHKODRA-SPORT.COM/