Pese ndeshjet e fundit na kane rishfaqe nje Vllazni te bukur, por edhe te forte njekohesisht e cila po u tregon te gjitheve se do te kerkoje deri ne fund suksesin kete sezon. Duke folur nga studio e “Procesi Sportiv” analisti Ilvi Shano, ka evidentuar lojen e bukur qe zhvillon skuadra shkodrane.

“Vllaznia është ekip që po na kënaq shumë këto ndeshjet e fundit. Trajneri ka futur një mentalitet tepër pozitiv. Kemi të bëjmë me një ekip që gjatë gjithë kohës preson lart, me mbrojtësa krahu që nuk e kuptojnë realisht bëjnë mbrojtje apo janë “winger” krahu.

Pra është tipike lojë e një futbolli modern që e kemi parë shpesh nëpër Europë. Mesfushorë që presojnë lart. Po të shohësh edhe golat që shënon Vllaznia, kombinacionet që bëjnë për të shkuar deri tek goli, mund të duken të thjeshta në pamje të parë, por është e vështirë për t’i realizuar.

Sepse pikësëpari duhet të çosh një grup lojtarësh përpara, të çosh 5 lojtaë aty e më pas çdo gjë bëhet e thjeshtë, problemi është ta çosh këtë grup lojtarësh dhe ky është mentaliteti i Vllaznisë që prodhon dhe këtë futboll të bukur”- ka thene Shano.