Ish-kapiteni i Junajtidit, Roi Kin, tha me shaka se do të zhgënjehet nëse Mançester Siti e fiton tripletën këtë sezon dhe barazon rekordin e “djajve” në vitin 1999, kur skuadra e tij siguroi titullin e Premier Ligës, Kupën FA dhe Champions-in.

Por irlandezi mendon se “qytetarët” do ta kenë të vështirë gjysmëfinalen kundër Realit:

“Po, do të më acaronte, por unë nuk i mërzis skuadrat. Nuk jam nga ata njerëz. Unë e di se sa e vështirë është të fitosh trofe, por nëse Siti vazhdon dhe e fiton atë, atëherë sinqerisht bravo, sepse e dimë se sa e vështirë është.

Por ata kanë disa pengesa për të kapërcyer, veçanërisht Reali. Por ata janë padyshim favoritët për të fituar Kupën FA”.