Liverpool fitoi 5-2 derbin ndaj Evertonit, duke ruajtur avantazhin prej 8 pikësh ndaj Leicester të vendit të dytë në renditjen e Premier League.

Jurgen Klopp, duke i habitur të gjithë, vendosi që në këtë ndeshje të linte në stol Salah, Firmino dhe kapitenin Henderson, duke i besuar Xherdan Shaqirit, i cili nuk kishte luajtur asnjë ndeshje si titullar gjatë këtij sezoni për shkak dëmtimi.

Mesfushori nga Gjilani shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke ia shpërblyer besimit trajnerit gjerman.

Golat e tjerë për kampionët e Evropës në fuqi u shënuan nga Origi (2), Mane dhe Wijnaldum.