Xherdan Shaqiri po kalon nëpër një formë jetësore në këtë sezon.Me transferimin e tij te Liverpool në verën e kaluar, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari më i përfolur në Angli dhe më gjerë.

Revista e famshme botërore, ‘Four Four Two’ ka bërë një shkrim sensacional për transferimin e anësorit kosovar te skuadra angleze.

Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga, por që nga atëherë ai ka treguar se është transferimi më i qëlluar në Premierligë.

Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij.

Shaqiri ka arritur shumë mirë ta mbulojë hapësirën e brazilianit që në janarin e vitit 2018 kaloi te Barcelona për një shifër rekorde.