Të gjitha aktivetet sportive në Shqipëri janë ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Për momentin nuk ka ende një datë zyrtare se kur mund të rinis futbolli I luajtur, por UEFA ka bërë me dije që kampionatet të luhen deri në fund.

Një ndalesë e tillë dhe bllokim total ka vënë klubet shqiptare të jenë në vështirësi të madhe financiare. Shumë skuadra nuk kanë para për të paguar lojtarët duke parë që shumë akitivete janë mbyllur dhe sponsorët në këto momente janë larguar.

Klubet dhe FSHF-ja kërkoi ndihmë nga Qeveria shqiptare, por Kryeministri Rama foli qartë që për këtë llojë kategorie nuk do të ketë ndihma.

Një gjë e tillë ka bërë që shumë klube, madje dhe FSHF-ja të ngelet e pakënaqur duke replikuar me Ramën në deklaratat e tyre. Së fundmi është shefi I sektorit të arbitrave në FSHF, Sokol Jareci që ka reaguar në një postim në Instastoryn e tij. Ish-gjyqtari shqiptar I kujton Kryministrit që duhet më shumë respekt për sportin.

“Duhet më shumë respekt Z.Kryeministër për profesionin e sportistit të cilin ti vetë e ke bërë me aq pasion në rininë tënde”, shkruan Jareci në postimin e tij./newsport/