Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit u shty ditën e djeshme vetëm pak orë para se të niste takimi. Në një komunikatë për shtyp FSHF-ja theksoi se arbitrate e ndeshjes janë kërkcënuar me jetë dhe në të tilla raste kanë vendosur të mos e zhvillojnë këtë ndeshje.
Një ngjarje jo e hijshme për futbollin shqiptar, teksa u trondit jo pak. Arbitri që do të gjykonte në Kamëz ishte zgjedhur, Juxhin Xhaja, i cili ëhstë kërcënuar me jetë për të favorizuar skuadrën krutane.
Në lidhje me këtë situatë ka folur për “Supersport” Shefi i Shoqatës së Arbitrave në Shqipëri, Tahir Kastrati, i cili zbuloi se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht.
Kërcënimet ndaj arbitrave? “Familjarë të arbitrit Juxhin Xhaja janë kërcënuar me jetë nga njerëz pranë klubit të Kastriotit dhe kemi vënë në dijeni institucionet përkatëse, duke vendosur të mos dalim në këtë takim. Është padyshim një situatë shumë e rëndë dhe në ditët në vijim do të mblidhemi për të vendosur hapat që do të ndiqen. Nuk përjashtohet mundësia që ne si Shoqatë të mos marrim përsipër arbitrimin e ndeshjeve të Kastriotit”.
Goli i anuluar i Laçit? “Në përgjithsi arbitrat ngurrojnë t’i denoncojnë këto ngjarje, por kur mësuam sot për kërcënimin ndaj Juxhin Xhajës, doli në pah edhe ky rasti i ndeshjes me Laçin. Është padyshim e rëndë, pasi bëhet fjalë për një sport shumë të bukur dhe nuk mund të vihet në rrezik jeta e arbitrave që shkojnë për të bërë punën e tyre”.
Çfarë do të ndodhë? “Është një ngjarje e rëndë dhe ne jemi padyshim bashkë me FShF-në. Kemi vënë në dijeni organet kompetente, të cilave u takon të hetojnë ngjarjen në tërësi. Në ditët e ardhshme do të kemi mundësi të flasim dhe të vendosim për hapat që do të ndjekin”./newsport/