Tirana mbylli përgatitjet për sfidën me Vllazninë. Skuadra në mbrëmje është grumbulluar, ndërsa pasdite punoi gjatë në “Skënder Halili”.

Qëllimi ka qenë loja inaktive. Shehi kërkoi përqendrim për goditjet e dënimit dhe kornet si dhe ndau fanellat e titullarëve. Trajneri Orges Shehi ka vendosur që në vend të Torasës të aktivizojë Halilin. Po kështu, jashtë qëndron Toshevski i dëmtuar dhe në vend të tij do të aktivizohet Toli që bëri shumë mirë.

Mbrojtja do të kthehet me tre, ku Vangjeli, Hoxhallari e Najdovski luajnë para Bekajt. Më përpara në mesfushë Toli, Batha Çelhaka e Ismajlgeci, ndërsa në sulm, Halili, Kale e Seferi. Lojtarët do të përbëjnë 11-shen anti-Vllaznia. Ka edhe një plan B me Toshevskin në fushë e Halilin jashtë.

Thomas Brdariç i ka idetë e qarta për ata që pritet të hedhë nga minuta e parë në përballjen ndaj Tiranës. Nga sa mësohet nga vetë tekniku Vllaznia është e plotë për këtë sfidë. Me sa duket, edhe dyshja Da Silva e Jonuzi do të jenë nën urdhrat e teknikut. Nisur nga kjo edhe alternativat për të formatuar formacionin duken më të shumta.

Megjithatë, nga sa mësohet, pavarësisht gatishmërisë që ka Jonuzi që rikthehet pas dy takimesh, sërish tekniku pritet që të startojë përballjen ndaj Tiranës me të njëjtin formacion që nisi edhe përballjen e fundit ndaj Skënderbeut. Në portë do të jetë Zogoviç, në mbrojtje katërshja Gurishta, Shehi, Adili e Isaevski. Në mesin e fushës do të jenë Krymi, Imeri e Marku. Në sulm përkrah Dilaver priten të jenë sërish Da Silva e Ardit Hoxhaj.