Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli shkurtimisht në prag të sfidës së nesërme ndaj Vllaznisë, ku u shpreh se ndaj shkodranëve do të jetë një ndeshje tjetër nga ajo e Kupës ndaj Teutës.
Verilindorët do t’i provojnë deri në fund shanset për objektivin madhor që është titulli kampion, ndonese situata nuk flet ne favorin e tyre sepse Tirana tashme u eshte shkeputur 7 pike.
“Nesër rikthehemi në kampionat, një ndeshje tjetër. Vijmë pas një ndeshje të mirë në tërësi ndaj Teutës, futbolli i tillë është, duhet të fokusohemi te ndeshja nesër dhe jo te ajo që lamë pas.
Jemi në një situatë që 3 ndeshje kanë ngelur, do të bëjmë maksumimin nesër. Jemi akoma në lojë për objektivin madhor që kemi. Është ndeshje me shkallë vështirësie të lartë, por do të bëjmë maksimumin tonë”, u shpreh Shehi.