Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas triumfit 0-2 të bardhebluve në transfertë ndaj Teutës. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak u shpreh:

NDESHJA- Jam i kënaqur për pikët dhe mënyrën si e interpretuam lojën, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit, mos harrojmë luanim me vendin e parë.

Ne jemi brenda objektivave, asnjë nuk ka mbaruar. Në dy ndeshjet e para duhet të merrnim pikë më shumë dhe mendoj se duhet të kishim më shumë pikë në renditje. Kjo ishte ndeshje personaliteti për të treguar se kush jemi. Duke fituar ndeshjet, objektivat janë më afër. Ka ndeshje plot, jo vetëm për ne, por për të gjithë skuadrat.

Nuk kemi kohë për të eksperimentuar, kemi kohë për të fituar ndeshjet. Do të fusim lojtarët më në fortë. Kemi besim te Toli, e neutralizoi mirë Bregun. Dje humbëm Toshevskim. Lojtarëve të rinj iu duhet më shumë përshtatje. Është gjë e mirë që lojtarët që janë në stol, po tregojnë hatërmbetje, por po shkrihen me skuadrën dhe po u japin grintë dhe entuziazëm atyre që janë në fushë.

EUROPË APO TITULL? Përveç ndeshjes me Skënderbeun, të gjitha i kemi interpretuar siç duhet. Nuk është fikur grinta dhe dëshira. Në futboll, ndonjëherë edhe fatin nuk e ke me vete. Entuziazmi ka qenë është dhe do të jetë. Skuadra është në ritmin e duhur.

Lojtarët e kuptojnë shumë mirë forcën. Detyra ime është t’iu tregoj lojtarëve sa të fortë janë. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm duke pasur parasysh sa ndeshje janë.

Të mendojmë për titullin është e ekzagjeruar, por nuk na pengon askush të kemi objektivat tona. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të ngjitemi sa më shumë në tabelë.  Përballjet do të jenë direkt. Të gjitha janë brenda objektivave. Do të ketë dhe rezultate të papritura.

VENDOSJA- Duke pasur lojtarë cilësorë, ne na lind detyra për ta pasur topin në kontroll. E vendosa Torasën dhe Kalenë afër, sepse kombinojnë shumë mirë njëri me tjetrin. Bëmë mirë në fazën mbrojtëse. Bllokuam Bregun dhe morëm masa, për të mos e futur në lojë Aleksin. Duke bllokuar këto 2 pika, e kapëm shumë mirë në tranzicion. Këto ishin 2 pikat ku u foksuam më shumë”, u shpreh Shehi.