Trajneri i Kukësit Orges Shehi u shfaq i dëshpëruar pas humbjes me Vllazninë, e cila firmosi shpalljen e Tiranës kampione të Shqipërisë për herën e 25-ë.
Pas ndeshjes, Shehi vazhdoi se do të bisedojë për të ardhmen me presidentin e klubit Safet Gjici. Ai shtoi se pengu i tij ishin dy ndeshjet e para nën drejtimin e Kuëksit (Vllania dhe Skënderbeu) që i kushtuan shumë verilindorëve. Shehi beson se fati dhe mungesa e përqëndrimit në disa takime i kushtoi titullin Kukësit.
“Unë mendoj se s’ka aënjë lloj rëndësie se çfarë do të ndodhë me Shehin. Shehi ka dhënë 100%-shin. Gjithçka ia lëmë kohës.
Vazhdimësia – Tani për të funksionuar një marrëdhënie duhet mirëkuptimi i të dyja palëve. Duhet dhe besimi i presidenti. Ishte kënsqësi që drejtova këtë skuadër dhe këta lojtarë.
Pengu im i vetëm ishte java e parë, kisha dy ditë kohë. Lamë pikë me Vllazninë e cila ishte me mire fizikisht se ne si dhe në Korçë. Lodhja fizike ka qenë prezente, çdo 3 ditë, kemi patur ndeshje. Dy ndeshjet e para janë pengu im.
Unë jam përpjekjur të fus fizionimë time në lojë që ekipi të jetë dominant në fushë. Ia arritëm deri diku. Për disa gjëra të vogla nuk ia dolëm, kampionati nuk ka qenë në dorën tonë e thatë dhe vetë.
Nuk e di se çfarë ka pasur më shumë Tirana. Ndoshta kanë pasur më shumë fat. Kuëksi në kohën time dhe Duros ka humbur shumë. Kur shkon distanca e madhe, është e vështirë të rikuperosh. Kemi qenë më dominues se kundështari, por na ka munguar përqëndrimi me ekipet e vogla dhe fati”, përfundoi Shehi.