Dënimi i FIFA-s për Partizanin ka qenë një nga temat që është diskutuar sot në “Rubrika Sportive” rreth paqartësisë që ka për rastin në fjalë dhe pasojat e mundshme, Botuesi i VIP Sport, Fation Shehu, ka shpjeguar se si mund të zgjidhet përkohësisht merkato e të kuqve dhe të vihet në lëvizje përsëri.

“Juridikisht ka zgjidhje të thjeshtë në pjesën për të bërë merkato, se bëhet ajo që duhet sigurimi i padisë, kërkohet pëzullim dnëimi derisa të shprehet KAS. KAS e jep se dëmi në këtë rast është I parikuperueshëm në të kundërt. Pas pezullimit të vendimit mund t’i lejojë vetes të bëjë merkato në këtë verë.

Sa jam në dijeni, Partizani është një viktimë, ka blerë Çinarin, një futbollist të regjistruar nga Vllaznia. Për çdo futbollist është garantues federata, askush nuk e merr lojtarin në rugë dhe e regjistron pa certifikim nga Federata.

Partizani e ka blerë duke paguar një shifër në llogarinë e Vllaznisë. Tre ditë më parë kishin gjyq në Federatë dhe Federata ka vendosur që Çinari është futbollist i Vllaznisë, jam kurioz të di se pse është Partizani fajtor e pse jo Vllaznia,.

Me aq informacion që kam është lehtësisht i zgjiedhshëm, vetëm nëse ka diçka që nuk jemi në dijeni. Partizani i ka çuar pretendimet me shkrim e kjo nuk do të thotë detyrimisht që ka fajtorë në klub. Nëse mbetet në fuqi, atëherë mund të ketë. Për momentin është lehtësisht i zgjidhshëm, nëse e çon kërkesan në KAS brenda pesë ditësh pezullohet.

Por nëse rri në fuqi është shkatërrimtar për Partizanin se nëse bllokohen dy seksione merkatoje, duhet menaxhuar ekipi për dy vite. Edhe vetë futbollisti duhet mbrojtur se dhe ai rri katër muaj jashtë, nuk kthehet në nivelin e shikueshmërisë që ka aktualisht”, shpjegoi ai. /vipsport/