Pronarët e Manchester City kanë blerë zyrtarisht klubin e Palermos, ndërsa ish- pronari Dario Mirri do i mbesin 20% e aksioneve dhe do vazhdojë të jetë president i klubit. City Football Group zotëron gjithashtu disa skuadra të tjera rreth botës, ndërsa Palermo bëhet klubi i 12.

Palermo falimentoi në vitin 2019 dhe u detyrua ta nisë nga Liga D, liga e katërt në Itali, për të ngjitur sërish hapat dhe sezonin e fundit arritën të sigurojnë promovimin në Seria B.

Nga viti 2013, City Football Group ka fituar pronësinë e këtyre skuadrave: Manchester City, New York City, Melbourne FC, Yokohama F. Marinos, Montevideo City Torque, Girona, Sochuan Jiuniu, Mumbai City FC, Lommel SK, Troyes dhe së fundmi Palermo.

Edhe ky i fundit me shume siguri qe do te jete shume shpejt ne eliten e futbollit italian fale investimit qe do te bejne pronaret e rinj te cilet kane deshire qe ta ngrene sa me pare lart kete emer.