Barcelona flitet se do të firmosë me Neymar, i cili do të kthehej në “Cam Nou” dy vite pasi i braktisi shokët e skuadrës dhe Barcelonën për ofertën e parezistueshme të sheikëve të PSG-së.

Këtë nuk e ka harruar gazetari Josep Pedrerol, i cili drejton emisionin “Jugones” në televizionin “Chiringuito” në Spanjë.

“Cilin Neymar do të firmosë Barcelona? Atë që braktisi ekipin, kur Messi ishte jashtë forme? Barça firmos me Neymarin që solli harmoni në dhomat e zhveshjes? Profesionistin që fitoi dashurinë dhe respektin e Barçës? Ky është Neymari që po vjen dhe ne duam ta shijojmë atë sërish?

Por, po flasim për Neymarin e PSG-së, tani po flasim për Neymarin që ka lënë futbollin në plan të dytë. Për atë që ka pësuar dy dëmtime të rënda në dy sezonet e fundit. Po flasim për atë që braktisi Barçën sepse nuk mund të jetonte nën hijen e Messit.

Basti i Bartomeut është shumë i rrezikshëm. Ney iku për 222 milionë euro, tani sheiku kërkon 300 milionë. Sheiku i PSG-së nuk është çmendur. Por, Neymar i viteve të fundit… nuk vlen 300 milionë euro”, tha gazetari spanjoll në një editorial për rikthimin e brazilianit tek Barcelona.

Të gjithë e lakmojnë 27-vjeçarin, por blerja e tij është “thikë me dy presa” tani dhe fjalët e Perderol janë mëse të vërteta: Afrimi i Neymar është një bast i rrezikshëm./telesport/