Një shembull i vërtetë vjen nga arbitri i Superiores, Laver Alla. Këtë herë duke lënë uniformën e arbitrit dhe bilbilin, për të shpëtuar njerëzit dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Alla ka qenë për të dhënë kontributin e tij në hotelin e shembur “Mira Mare”. Padyshim qe ne situata te tilla eshte i nevojshem kontributi i gjithesecilit dhe arbitri i njohur i Superliges po e ben ne menyren e duhur kete gje.

Këtu duhet të theksojmë se arbitri nga Lushnja është me detyrë si specialist i zjarrëfikses në qytetin e tij, por nuk ka ngurruar për të dhënë një shembull të madh me angazhimin e pakursyer për shpëtimin e qytetarëve shqiptarë. /Sport Ekspres/