Klubi i Kiasos ka dhënë sot shembullin më të mirë se si duhet vepruar për të mbajtur pastër sportin e futbollit nga manipulimi i ndeshjeve.

Skuadra e kategorisë së dytë zvicerane ka dorëzuar sot në prokurori dhe në Federatë një denoncim zyrtar për tentativa manipulimi të ndeshjeve në këtë kampionat.

Nuk bëhet e ditur kush janë personat që kanë provuar të manipulojnë ndehsjet.

Po klubi ka njftuar se persona të ndryshëm kanë kontaktuar me futbollistët, duke u kërkuar që të trukojnë takimet në kampionat në këmbim të shumave të konsiderueshme.

Kiaso ka 4 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, ndërsa gjendet në mesin e tabelës se klasifikimit, shumë larg nga Ksamaks kryesues dhe në distancë sigurie nga Uil i cili mban vendin e fundit. /vipsport/