Liga Profesionale e Futbollit në Shqipëri ka nisur takimin e radhës këtë paradite, teksa në ambientet e “Air Albania” ka marrë pjesë edhe Fidel Ylli, deputeti I ngarkuar nga Qeveria për negociatat mes palëve.

10 presidentët e Ligës dhe FSHF kanë bojkotuar rinisjen e sezonit të ri, ndërsa duket se ky takim ka ndezur një dritë jeshile për rikthimin e topit në lojë.

Përfaqësuesit e Ligës kanë kërkur nga Qeveria plotësimin e katër kërkesave, me Ligjin e Sponsorizimeve dhe heqjen e Tatim-Taksave për një periudhë të caktuar, si dhe faljen e borxheve apo kamavonesave të prapambetura.

Duket se dialogu I nisur sjell shpresë te tifozët, që kërkojnë të ndjekin në fushë skuadrat e tyre./newsport/