Nesër, Shënkolli do të luajë kundër Vllaznisë, në kuadër të javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dy skuadrat që do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv. Deri më tani, ekipi shkodran ka treguar stofin e një skuadre që meriton elitën.
Kundërshtari i nesërm është gati të prishë ecurinë pozitive të kuqebluve dhe për këtë në rrjetet sociale shkruan:
“Edhe pse Komisioni i Disiplinës është shumë i ashpër ndaj nesh për një arbitër me emrin #Cjap se vetëm emër nuk mund të jetë…
Ekipi është përgatitur mjaft mirë për të bërë ndalesën e parë të ekipit më të vjetër shqiptarë, Vllaznisë…#ForcaShënkolli”.
Ndeshja mes Shënkollit dhe Vllaznisë do të luhet në orën 14:00.