Artiom Puntus po kthehet në çështje te Kukësi.

Sulmuesi moldav u afrua verën e kaluar, për të nënshkruar kontratë 2- vjeçare me verilindorët, që e mban deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

I ardhur si sulmues qendre dhe duke qenë pjesë e kombëtares moldave, pritej më shumë nga Puntus, teksa arriti të shënojë vetëm 1 gol gjatë kampionatit. Puntus luajti 814 minuta në fushë gjatë 18 ndeshjeve ku u aktivizua, pasi u përball me disa dëmtime.

Sezoni i dështuar dhe ndryshimi i stafit, me trajner Skënder Gegën në krye, bënë që verilindorët të shfaqin dëshirën për ta larguar.

Problem mbetet kontrata. Kur ka dhe 1 vit të mbetur, mbetet për t’u parë si do zgjidhet gjithçka.