Armando Sadiku vazhdon të jetë një ndër lojtarët kryesorë te ekipi i Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në ndeshjen e fundit të ekipit të tij në kampionatin indian.

Në fitoren që Mohun Bagan arriti 4-3 përballë Kerala Blasters, Sadiku ishte autor i dy golave. Si fillim shënoi në minutën e 4’ dhe më pas në atë të 60’. Dy gola që ndihmuan shumë Mohun Bagan që të merrte një fitore të rëndësishme.

Kjo paraqitje mjaft e mirë e Sadikut u shpërblue me notën 8.5, por edhe duke e bërë sulmuesin shqiptar pjesë të formacionit të javës në Indi. Gjithashtu në ndeshjen e fundit, Sadiku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me 64% të votave.

Kujtojmë që në sezonin aktual, 32-vjeçari ka shënuar 10 gola me fanellën e Mohun Baga, gjithashtu Sadiku numëron edhe 1 asistim për shokët e tij të ekipit.