Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF-së ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit. Trofe që nuk kishin nevojë në fakt për votim, pasi ishin përcaktuar me gjuhën e golave të dy prej protagonistëve të vitit të kaluar.
Këpuca e Artë 2022 për vajza i ka shkuar sulmueses së Vllaznisë, Megi Doçi, rekordmene absolute në kampionatin e vajzave me fanellën kuqeblu me 66 gola të shënuar sezonin e kaluar, ndërsa trofeun ia ka dorëzuar anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila u shpreh:
“Isha 10 vjeç kur babai më mori përdore dhe më çoi në stadium, nga ajo ditë u dashurova me futbollin dhe më pas nuk reshta së luajtur futboll, ishin fjalët e kapitenes së parë të ekipit tokë kombëtare.
Sot kemi gati 200 futbolliste dhe presim të masivizohet futbolli i vajzave. Vajzat duhet të inkurajohen, do të kënaqen, pasi edhe mbështetja nuk do të mungojë”.
Pas marrjes së çmimit, Megi Doçi u shpreh: “Kënaqësi të jem sonte mes më të mirave dhe më të mirëve. Diçka e bukur, organizim i bukur. Falënderoj FSHF-në për zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Ky çmim i dedikohet familjes time, që më ka mbështetur gjithmonë”, – tha Doçi para të pranishmëve.