Gustavo Di Mauro Vagenin e nisi mbare kampionatin e ri me Universitatean e Krajoves duke shenuar dy gola ne ndeshjen e pare te tij. Por nderkohe, per futbollistin brazilian vijne lajme te mira dhe ai kete vere mund te largohet nga skuadra me te cilen Vllaznia do te ndeshet dy here ne dy javet e ardhshme.
Mediat rumune kane bere te ditur se per kete futbollist eshte i interesuar nje ekip i liges se pare te Iranit, i cili ka pranuar te ofroje deri ne 220 mije euro per blerjen e kartonit te tij.
Si rrjedhoje bisedimet mes drejtuesit te Krajoves Mihai Rotaru dhe grupit nga Irani janë avancuar dhe biznesmeni është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e amerikano-jugorit i cili ka edhe nje vit kontrate ne Rumani.
Gustavo Vagenin u kthye te Universitatea e Craioves në qershor 2021 nga Ajman Club, pasi braziliani kishte luajtur dy herë me pare për ekipin rumun ne periudhat: korrik 2016 – korrik 2018 dhe mars 2020 – gusht 2020.
I vleresuar nga faqet e specializuara me një milion euro, Gustavo ka luajtur 121 ndeshje me fanellën e Universitateas të Craioves, ka shënuar 32 gola dhe ka dhene 12 asistime. Braziliani fitoi Kupën e Rumanisë me kete ekip në sezonin 2017-2018 dhe Superkupën në 2021-2022.