Mario Mitaj ka gjetur golin e parë në Arabinë Saudite me fanellën e Al -Ittihad.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar gol në fitore e skuadrës së tij 3-1 ndaj Al-Qadisiyah.
Mitaj realizoi në stilin e një sulmuesi duke kaluar pesë futbollistë kundërshtarë në minutën e 81-të të ndeshjes.
21-vjeçari ishte ndër futbollistët më të vlerësuar në këtë takim, duke marrë notën 8,1.
Vetëm dy francezët Moussa Diaby dhe N’Golo Kante ishin më të vlerësuar se Mitaj, derisa në këtë sfidë shënoi gol edhe Karim Benzema. /Telegrafi/