Sulmuesi vlonjat shënoi golin e fitores në minutën e 59-të, si dhe u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Pjeshkës në minutën e 68-të. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Hoxhaj u shpreh:
“Falënderoj çunat e ekipit që për 25 minuta, me një lojtarë më pak mbrojtën rezultatin. Jemi në një moment të mirë, asgjë nuk është rastësi, që kemi mbërritur deri këtu. Edhe vet po kaloj një moment të mirë.
Në momentin e fundit e kam tërhequr këmbën mbrapa. Arbitri më tha që kam bërë gjest antisportiv. Unë nuk jam lojtar që bëj gjeste antisportive.
Ka pasur intesistet nga rrëshqitja, por arbitri ma dha më pretekstin se ishte gjest antisportiv.
Kam pasur shumë oferta, por pranova ofertën nga Vllaznia dhe mendova që ky do të ishte viti im. Jam 26-vjeç dhe e mendova si mundësinë e fundit, për të bërë hapim e madh dhe për tu transferuar jashtë vendit. Jam stërvitur shumë”, përfundoi sulmuesi.