Goli i shenuar prej tij ne minuten e 93-te i ka dhene nje fitore me shume vlere KF Murlanit, pikerisht ndaj rivalit kryesor AF Luftetarit ne shifrat 2-1.
Vildan Kaçubela ndihet mire per kete gje dhe padyshim qe eshte i lumtir. Ai mban edhe shiritin e kapitenit tek ky ekip dhe kjo ia rrit edhe me shume vlerat. KF Murlani ka nisur nje rrugetim te sukesshem ne kategorine e trete dhe objekti per t’ u ngjitur nje kategori me lart eshte mese i arritshem.
Kete gje e thote edhe Vildan Kaçubela ne intervisten e dhene per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur:
– Keni shenuar nje gol te rendesishem sot ne minuten e 93-te te ndeshjes ku i dhate fitoren ekipit tuaj dhe ku u shfaqet protagonist absolut ne kete ndeshje. Ju gezon kjo gje ?
Ishte nje ndeshje shume e rendesishme sepse Luftetari ishte nje ekip shume i mir por ekipi i Murlanit dha maksimumin e tij ne fushe per te arritur fitoren.
Per mua ishte nje gezim edhe me i madh sepse shenova golin ne minuten e 93-te i cili i dha edhe fitoren ekipit tone dhe ne fund do kisha dashur t’a falenderoj gjithe ekipin e Murlanit dhe stafin qe ne cdo hap qe ne bejme ato jane gjithmone gati per ne.
– Pse zgjodhet te ishit pjese e Murlanit kete vit? Cili faktor ndikoi ne zgjedhjen tende?
U bera pjese e ekipit te Murlanit sepse me ofruan nje ftese qe te luaja dhe ishte nje ekip qe sapo ishte hapur dhe e shoh si nje ekip qe synon per te bere me te miren.
– Pas 2 javesh kampionat, Murlani kryeson me pike te plota. Jeni optimist se ekipi juaj me kete ecuri te mire te ketij fillim kampionati se shpejti do ngjitet ne kategorine e dyte?
Me keto rezultate qe jemi duke bere shpresojme qe te ngjitemi edhe me lart.
– Na tregoni pak ndjesite tuaja kur mbani ne krah shiritin e kapitenit?
Të jesh kapiten i skuadrës është përgjegjësi, është detyrë, është privilegj që duhet mbajtur me nder dhe me krenari. Shpresoj se në fund unë dhe bashkëlojtarët e mi të arrijmë atë që kemi synim.
– Synoni qe nje dite te luani per ekipin e Vllaznise ku dhe do benit nje hap te rendesishem ne karriere?
Pse jo. Ne qofte se do me jepet mundesia per t’u bere pjese e ekipit te Vllaznise nuk do t’a refuzoja ate.
– Persa i perket se ardhmes, ne cilin klub do te deshironit te luani?
Deshirat jane shume te medha por me pasion, vullnet dhe me pune gjithcka arrihet.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ