Goli i shenuar ne minuten e 85-te rihapi ndeshjen me Kukesin, por vlejti per pak minuta sepse miqte shenuan edhe golin e katert dhe ketu u mbyll gjithçka. Ardit Hoxhaj eshte i kenaqur qe po jep kontributin e tij per Vllaznine, por do te donte qe ky gol i pare me fanellen kuqeblu ta ndihmonte skuadren per marrjen e nje rezultati pozitiv.

“Me vjen keq qe goli i shenuar nga Kukesit, nuk i vlejti skuadres per te marre te pakten nje barazim. Jam i kenaqur qe shenova dhe ne aspektin personal ndjehem mire, por e perseris, do te doja shume qe ai gol t’i kishte sherbyer Vllaznise.

Pas shenimit te golit shume shpejt, ndoshta e morem pak lehte ndeshjen dhe kjo ndikoi direkt tek rezultati. Mesa duket e quajtem pune te kryer fitoren dhe nga kjo e pesuam. Pavaresisht kesaj humbje, ne duhet te mbajme koken lart dhe te kthehemi serish tek rezultatet pozitive”- ka deklaruar Hoxhaj.

Nderkohe tashme e gjithe vemendja ne kampin shkodran eshte perqendruar tek sfida e rradhes me Bylisin qe do te luhet serish ne Shkoder diten e shtune. Duke folur ne lidhje me kete takim, vlonjati i kuqebluve do te shprehej:

“Ne kemi forca per t’u rikthyer tek fitorja qe ne takimin e rradhes ndaj Bylisit. Kemi lojtaret e duhur dhe nuk duhet te humbim shpresat. Jane javet e para te kampionatit dhe kuptohet qe lejohet edhe ndonje gabim siç ishte ai ndaj Kukesit. Jam i bindur se do ta fitojme sfiden e rradhes me Bylisin”./SHKODRA-SPORT.COM/