Pavaresisht se goli i tij nuk i mjaftoi Vllaznise per te dale te pakten me nje barazim ne ndeshjen ndaj Erzenit per kupe, Geralb Smajli ndjehet mire per kontributin qe po jep per skuadren e tij te zemres teksa eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem per kuqeblute.

Ai ka dhene se fundi nje prononcim per mediat ka folur fillimisht per ndeshjen me shijakasit per te cilen ka thene: “Normalisht qe nje dite do te ndaleshim edhe ne, pavaresisht se ndaj Erzenit nuk e meritonim te humbnim. Por futbolli i tille eshte qe fiton nga nje gabim i kundershtarit apo humbet nga nje gabim i yti.

Une kuptohet qe jam i kenaqur per golin e pare me Vllaznine, por nese do te ishte goli qe do t’i jepte barazimin skuadres sigurisht qe do te kishte me shume shije. Sa i takon ndeshjes se kthimit, sigurisht qe gjithçka eshte e hapur, por gjithsesi 2-1 eshte nje rezultat qe mund te permbyset. Skuadra ka objektivat e saj ne te dy frontet, si ne kupe ashtu edhe ne kampionat”.

Smajli eshte pyetur edhe per ndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje te henen ne Durres ndaj Dinamos, per te cilen eshte shprehur: “Ne kete sezon nuk ka ekipe te lehta, per me teper Dinamo qe tani eshte ne katershen e pare. Mendoj se do te jete nje perballje e veshtire, por jo e pakalueshme. Ne do te kerkojme maksimumin te henen ndaj kesaj skuadre, por e rendesishme eshte qe te kthehemi nga Durresi me rezultat pozitiv”./SHKODRA-SPORT.COM/