Partizani shkëlqeu përballë Vllaznisë teksa fitoi me rezultatin e thellë 4-1 dhe vijojnë ecurinë me 6 fitore rradhazi.

Heronjtë e ndeshjes ishin të gjithë lojtarët që luajtën, të cilët dhuruan një ndeshje perfekte secili, ndërsa autorët e golave ishin Rrapaj, Mehmeti, Maguette dhe Preka, i cili në fund të ndeshjes foli për MCN TV.

“Nuk e filluam mirë, ishte goli im i parë dhe shpresoj të kem sa më shumë gola në vazhdimësi. Dueli me Bekim Balajn?

Është legjendë, më vuri në vështirësi në luftën në ajër por besoj se ia dolëm mirë. Besoj se duhet shumë punë për të arritur më shumë.”