Kevin Dodaj është shndërruar në një lojtar kyç te skuadra e Vllaznisë. Talenti i shkodranëve ka mundur që pavarësisht në moshë të re të fitojë një vend titullari në formacion.

Dje ndaj Skënderbeut 19-vjeçari i formuar tek Akademia Vllaznia shënoi golin e parë me fanellën e kuqebluve në kete kampionat. Padiksutim që te Vllaznia “fërkojnë duart” për talentin e tyre dhe për të ndihen mjaft krenarë.

“Me një performancë gjithnjë në rritje, Kevin Dodaj jo vetëm ka fituar vendin e titullarit por tashmë po shfaqet edhe si golashënues.

Sulmuesi 19 vjeçar ka shënuar dje ndaj Skënderbeut golin e parë për këtë kampionat, por me siguri që pas tij do të vijnë edhe të tjerë”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.