Laçi fitoi 3 me 1 përballë Vllaznisë në shtëpi. Një fitore me përmbysje ku golin e fundit e shënoi Melo, që u prononcua pas ndeshjes.

Melo u ndal dhe te trajneri i ri Moriero, që sipas tij ka ndryshuar ambientin.

“Jam shumë i lumtur për golin, por më e rëndësishmja për fitoren e ekipit.

Trajneri i ri ka ndryshuar shumë ambientin, kemi bërë stërvitje shumë intensive dhe në një moment ku kemi situatë të vështirë është i nevojshëm ndryshimi dhe kjo është çfarë ka bërë trajneri i ri”, u shpreh Melo për RTSH.