Rey Manaj shënon golin e parë në Angli. Sulmuesi shqiptar devijoi në rrjetë një goditje të Seman ë ndeshjen mes Birminghamit dhe Watfordit, por në protokoll fillimisht goli nuk iu akordua Manajt.
Ndonëse ky i fundit ishte i bindur për prekjen e topit dhe festoi si të tijin, nuk menduan kështu zyrtarët e ndeshjes, që edhe në protokoll shënuan emrin e Sema si autor të golit.
Megjithatë pas rishikimit të aksionit me kujdes, liga vendosi t’ia akordojë atë sulmuesit shqiptar, që në këtë mënyrë merr edhe zyrtarisht meritat për dërgimin e topit në rrjetë dhe dhënien e një pike skuadrës së tij.
“Ai ishte shumë i qartë që në fillim.Është një shtysë e rëndësishme për të dhe padyshim që ne kemi nevojë për njerëz që të shënojnë gola. Ai është një tjetër lojtar që vjen nga një vend i huaj dhe ne tashmë kemi krijuar një grup konkurrues. Duhet ta fitosh vendin në ekip dhe duhet ta fitosh duke punuar shumë dhe duke qenë një person i besueshëm dhe një lojtar skuadre. Dhe kur ai hyri në lojë, i tregoi këto gjëra dhe u shpërblye me gol gjithashtu. Jam i lumtur për të, ai duhet të vazhdojë kështu”, tha trajneri Rob Eduards për Manajn.