Ish-legjenda e Mançester Junajtid, Roi Kin sulmon ashpër mbrojtësin aktual të “djajve të kuq”, Herri Meguajër i cili pasi shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj Shqipërisë, ai sipas Kinit bëri një gjest të turpshëm duke festuar me dy gishtat te veshi, një gjest që nënkupton që nuk i dëgjon kritikët sepse në takimet e fundit të zhvilluara me skuadrën nga Mançesteri, mbrojtësi nuk ka kryer paraqitjet në lartësinë e duhur:

“Ky festim është i turpshëm. Ai ka qenë inekzistent dy muajt e fundit për Mançester Junajtid. Ai mendon se nëse shënon, do t’u mbyllë gojën kritikëve të tij. E turpshme!”, përfundoi 50-vjeçari irlandez.

Anglia triumfoi mbrëmë me rezultatin 5-0 ndaj Shqipërisë në stadiumin “Wembley”, e vlefshme për Grupin “I” të fushatës kualfikuese të Botërorit “KATAR 2022”.