Sokol Çikalleshi gjeti golin përballë Moldavisë falë një 11-metërshi, i cili shërbeu më vonë për të marrë një pikë në Kishiniau, i cili çoi Shqipërinë në Europianin “Gjermani 2024”.

Vetë sulmuesi zgjodhi të reagonte me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se këtë ditë nuk do e harronte kurrë.

“Në mbrëmjen e 17 nëntorit, kam qenë shumë i lumtur për një arsye të madhe, familja ime u ndje krenare! Unë ndihem krenar për këtë ekip, për këtë kombëtare!

Këtë gol do e mbaj mend gjatë! Faleminderit Shqipëri”, shkruan Çikalleshi në postimin e tij.