Arsid Kruja ishte ai që i hapi rrugën fitores së Vllaznisë me një goditje mjaft inteligjente në minutën e 15-të, kur zhbllokoi rezultatin.

“Fitorja ishte tejet e merituar nga ana jonë. Pavarësisht se si mbërritëm deri këtu, mund të them se kemi pasur njëfarë ankthi, por jo frikë për sa i përket këtij takimi. Kemi pasur emocione dhe kjo as që diskutohet.

Ishte një sezon i tërë në lojë dhe normalisht që edhe kishim presionin mbi vete. Për sa i përket të ardhmes, unë kam një kontratë me Vllazninë dhe do të vazhdoj që ta respektoj atë.

Për golin që shënova patjetër që jam shumë i lumtur, sepse i shërbeu skuadrës për të shkuar te fitorja”, tha futbollisti shkodran pas ndeshjes në “Loro Boriçi”.