Me dy gola te futbollisteve shkodrane, nga nje per secilen skuader, eshte mbyllur ne barazim 1-1 ndeshja ne mes Veleçikut dhe Beselidhjes e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Nje barazim qe i kushton shume lezhjaneve qe tashme e shohin veten gjithnje e me larg kreut, nderkohe qe koplikasit marrin rezultatin e trete pozitiv rradhazi duke treguar se kane shpresa per mbijetese ne kategorine e pare.

Gjate ndeshjes se sotme ka qene futbollisti Samet Ruqi ai qe ka shenuar ne pjesen e pare, pikerisht ne minuten e 38-te duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne avantazh te Beselidhjes.

Ne te dyten, Veleçiku duke mos u pajtuar me disavantazhin, eshte hedhur ne sulm dhe pas disa perpjekjeve ia ka dale te barazoje. Ka qene mesfushori Izmir Pelinku ai qe ka shenuar ne minuten e 64-te.

Me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gol tjeter dhe gjithçka eshte mbyllur ne barazim 1-1. Me kete rezultat Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve duke qene plot 8 pike larg Dinamos se vendit te pare.

Nderkohe Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve duke mbajtur vendin e tete, por eshte shume prane Vores, Orikut dhe Partizanit B, çka do te thote se gara eshte e hapur per sigurimin e qendrimit ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/