Lideri i Ligës së Parë A të Kosovës, Vëllaznimi ka kaluar pa shumë telashe kundërshtarin e sotëm, që është i fundit në renditjen tabelare, Besa e Pejës.
Gjakovarët kanë fituar ndeshjen me rezultat të thellë 4-0, pas një pjese të parë krejtësisht shterpe, ku nuk kishte gola.
Por në pjesën e dytë ekipi i drejtuar nga Gentrit Begolli ka shpërthyer dhe ka shënuar katër herë në portën kundërshtare për të fituar ndeshjen 4-0.
Ai qe do te zhbllokonte rezultatin, do te ishte mbrojtesi shkodran Antonio Marku, pikerisht ne minuten e 50-te. Pas nje krosi nga e djathta, topi ka shkuar ne zone, aty ku eshte goditur fillimisht me koke nga nje lojtar i Vellaznimit e me pas ka shkuar tek mbrojtesi shtatelarte qe po me koke ka goditur sakte duke e derguar ate ne rrjete.
Pas ketij goli, do te vinin edhe tre te tjere, qe vulosen rezultatin perfundimtar 4-0 ne favor te tij. Kjo ka qenë fitorja e katërt me radhë e Vëllaznimit pas startit me barazim dhe ekipi kuqezi është lider i Ligës së Parë A edhe këtë xhiro, ndërsa Besa është e fundosur në renditje, pa fitore ende dhe me një pikë të vetme të fituar.
Per Vellaznimin jane duke kontribuar shume edhe futbollistet shkodrane qe jane pjese e tij. Javen e kaluar shenoi gol sulmuesi Donat Toma, ndersa sot ka qene rradha e Antonio Markut per te shenuar./SHKODRA-SPORT.COM/