Vllaznia U19 ka marre nje barazim me vlere ne transferte ndaj Tiranes dhe vijon serine e rezultateve pozitive ne kampionat. Takimi ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit dhe eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.

Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 15-te te ndeshjes kur per vendasit do te ishte futbollisti Reçi qe do te shenonte dhe me kete gol eshte mbyllur edhe pjesa e pare e kesaj ndeshje, ndonese nuk kane munguar rastet ne te dy portat respektive.

Ne fillimin e pjeses se dyte trajneri Plori do te hidhte ne fushe futbollistin Aris Ara dhe do te ishte pikerisht ai i cili ne minuten e 68-te te ndeshjes do te shenonte golin e barazimit dhe pas tij, ne fakt nuk do te kishte te tjere duke bere qe te dy ekipet te ndalin nga nje pike ne kete perballje.

Si rrjedhoje, ne perfundim te javes se 15-te te kampionatit Vllaznia U19 me 23 pike ndodhet ne vendin e katert te renditjes duke e lene poshte ne renditje Tiranen ne vendin e peste me nje pike me pak./www.shkodrasport.com/

TIRANA U19- VLLAZNIA U19 1-1

(Reçi ’15/ Ara ’68)

VLLAZNIA U19: Lujkaj, Marashi, Gerbeti, Pepnikaj, Selmani, Çelepija, Shimaj, Lesha, Kapllanaj, Kubazi, Halili. Trajner Elvis Plori. U aktivizuan Ara, Plangaj, Doçaj e Hoxha.